Telegrafi

Kryeministri i Kamboxhia-s jep dorëheqjen pas 40 vjetësh, ia dorëzon pushtetin djalit të tij

Kryeministri i Kamboxhia-s, Hun Sen, tha në një fjalim të mërkurën se do të jep dorëheqje dhe se djali i tij Hun Manet do ta marrë detyrën në javët e ardhshme.

“Hun Manet do të bëhet kryeministër në javët e ardhshme”, tha ai, duke shtuar se do të emërohet më 10 gusht, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Hun Sen, i cili e ka drejtuar vendin për gati 40 vjet, po fliste vetëm disa ditë pasi Partia e tij Popullore Kamboxhiane (CPP) në pushtet i fitoi zgjedhjet e përgjithshme, duke kandiduar pothuajse pa kundërshtarë.

“Unë do të vazhdoj detyrën si kryetar i partisë në pushtet dhe deputet i Kuvendit Kombëtar”, tha ai.

Parlamenti i sapo-zgjedhur do të mblidhet më 21 gusht dhe një kabinet i ri do të betohet më 22 gusht, tha Hun Sen. /Telegrafi/