Site icon Telegrafi

Kryeministri i Bosnjës rezulton pozitiv për coronavirus

Kryeministri i Bosnjës ka dalë pozitiv për coronavirus pasi është përballur me simptoma të lehta.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Zyra e Zoran Tegeltija që ka njoftuar se ai kishte virusin dhe anëtarët e tjerë të kabinetit po vet-izolohen.

Po sipas autoriteteve, 59-vjeçari, i cili u bë kryeministër në dhjetor të vitit të kaluar, po izolohet në shtëpi.

Ndryshe, Bosnja dje raportoi një rekord prej 49 vdekjesh nga infeksioni dhe 28,000 raste aktive.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë, Bosnja ka regjistruar 1,457 vdekje dhe 59,427 raste, tregojnë të dhënat e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version