Telegrafi

Kryeministri Boris Johnson jep lajmin e madh për rikthimin e tifozëve në Angli

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka folur edhe për rikthimin e tifozëve në stadium në konferencën e tij për shtyp.

Futbolli ndaloi së luajturi shkaku i shpërthimit të pandemisë së coronavirusit në fillim të muajit mars.

Megjithatë, futbolli u rikthye gjatë fundit të majit dhe fillimit të qershorit, por jo edhe tifozët, pasi ndeshjet po zhvillohen me dyer të mbyllura.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës Premier

Por, në Angli pritet që tifozët të kthehen shumë shpejtë në stadiume.

Kryeministri Johnson ka njoftuar se tifozët mund të kthehen në stadiumet sportive në Mbretërinë e Bashkuar nga tetori.

Boris Johnson në konferencë për shtyp

Ky lajm i mirë për tifozët dhe hedhjen e hapave të ardhshëm në heqjen e bllokimit u dha sot (e premte) në mëngjes.

“Nga tetori, ne synojmë të sjellim përsëri audiencën në stadiume. Përsëri, këto ndryshime duhet të bëhen në një mënyrë të sigurt të Covid”, ka thënë Johnson. /Telegrafi/