Telegrafi

Kryeministri armen: Të paktën 49 ushtarë armenë janë vrarë në luftimet me Azerbajxhanin, për fat të keq nuk është shifra finale

Kryeministri armen Nikol Pashinyan, ka bërë të ditur sot se të paktën 49 ushtarë armenë kanë humbur jetën nga luftimet që u zhvilluan përgjatë kufirit me Azerbajxhanin.

“Aktualisht i kemi 49 të vrarë (ushtarë) dhe për fat të keq nuk është shifra finale”, shtoi Pashinyan gjatë fjalimit të tij në parlamentin e Jerevanit, transmeton Telegrafi.

Agjencia interfaks raporton se forcat azere sulmuan në pesë apo gjashtë lokacione të ndryshme, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Lexo po ashtu Pas luftimeve të ashpra mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, kryeministri Pashinyan bisedon me Blinken e Macron

Lufta mes armenëve dhe azerëve kishte rezultuar me një armëpushim në vitin 2020 pas vdekjeve të shumta që ishin shkaktuar në Nagorno-Karabak, territor azer ku shumica që jetojnë atje janë armenë  dhe që mbështeten nga Jerevani.

Kështu me marrëveshjen e armëpushimit të nëntorit 2020, ku humbën jetën 6.500 persona në Nagorno-Karabak, Armenia humbi kontrollin mbi këtë rajon pas më shumë se 25 viteve. /Telegrafi/