Site icon Telegrafi

Kryeministri armen: Është shumë e mundshme një luftë e re midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, tha në një intervistë me agjencinë franceze të lajmeve AFP të se një luftë e re me Azerbajxhanin ishte “shumë e mundshme” nëse të dyja vendet nuk bien dakord për një traktat paqeje.

“Për sa kohë që një traktat paqeje nuk është nënshkruar dhe një traktat i tillë nuk është ratifikuar nga parlamentet e të dy vendeve, sigurisht, një luftë (e re) (me Azerbajxhanin) ka shumë gjasa të ndodhë”, citohet të ketë thënë Pashinyan, transmeton Telegrafi.

Pashinyan kryesoi një humbje armene në vitin 2020 në një luftë mbi rajonin separatist të Nagorno-Karabakut, gjatë së cilës separatistët e mbështetur nga armenët humbën sasi të mëdha territori brenda dhe përreth enklavës.

Nagorno-Karabaku, i cili njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i banuar kryesisht nga armenë etnikë, u shkëput nga kontrolli i Azerbajxhanit gjatë një konflikti të zgjatur në vitet 1990. /Telegrafi/

Exit mobile version