Urimin e parë për skuadrën e re kampione të Premierligës, Leicester City e ka bërë kryeministri i Anglisë, David Cameron.
Në një postim në rrjetet sociale, Cameron e ka konsideruar këtë sukses të Leicesterit si të jashtëzakonshëm.
“Shumë urime për Leicesterin. Një titull jashtëzakonisht i merituar”, ka shkruar Cameron,
Leicesteri u shpall kampion, pas barazimit të Tottenhamit 2-2 me Chelsean.