Site icon Telegrafi

Kryediplomati grek lëndohet në kokë, humbi drejtpeshimin shkaku i rënies së tensionit

Kryediplomati grek ka pësuar një lëndim në kokë, por është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka ndërprerë vizitën në Gadishullin Aynoros për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas lajmeve të Televizionit Shtetëror Grek ERT, Dendias, i cili në mëngjes mori pjesë në meshën e manastirit në gadishullin Aynoroz, humbi ekuilibrin si pasojë e rënies së menjëhershme të tensionit dhe lëndoi kokën.

Mësohet se Dendias, i cili u kontrollua, është në gjendje të mirë shëndetësore, vendosi të kthehej në Athinë duke ndërprerë vizitën pas sëmundjes.

“Dy gërvishtje nga rënia, jam shumë mirë”, ka shkruar ndër të tjerash, Dendias në Twitter.

Ndryshe, Dendias ditë më parë ka qëndruar për një vizitë një ditore edhe në Kosovë, ku është takuar me zyrtar të shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version