Telegrafi

Kryebashkiaku grek godet me shuplakë të prekurin nga përmbytjet – publikohet momenti i përplasjes ndërmjet tyre

Janë shfaqur disa pamje që thuhet se tregojnë kryebashkiakun e Volos të Greqisë, Achilleas Beos, duke goditur një qytetar që e kishte fyer.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja besohet të ketë ndodhur mëngjesin e së shtunës në lagjen Alli Meria të qytetit.

Bëhet fjalë për një pjesë të Greqisë që është prekur rëndë nga përmbytjet e këtij muaji.

Dhe siç thuhet më tej, qytetari dëgjohet duke bërtitur “mallkuar qoftë dora që të ka votuar” para se kryetari të kthehet dhe ta godasë.

Sipas një faqeje të re lokale, banorët e Alli Meria ishin mbledhur në një urë të dëmtuar nga stuhia për të parandaluar bllokimin e një rruge ujore.

Dhe tensionet u ngritën kur u shfaq kryetari i bashkisë. /Telegrafi/