Site icon Telegrafi

Krychowiak i nervozuar me situatën e tij te PSG

Grzegorz Krychowiak pranon se ai është i frustruar nga situata e tij në Paris Saint-Germain, por nuk sheh arsye për të detyruar një largim nga klubi.

Reprezentuesi polak lulëzoi nën urdhrat e Unai Emeryt në Sevilla dhe u transferua në korrikun e kaluar për një shifër prej 30 milionë eurove te PSG, menjëherë pasi që trajneri spanjoll kishte marrë drejtimin e skuadrës nga Parc des Princes.

Por, 27-vjeçari ka bërë vetëm gjashtë ndeshje si titullar në Ligue 1 këtë sezon dhe ka stërvitur me rezerva, në mënyrë që të rris nivelet e tij fizike.

Lexo po ashtu Formacioni i ditës së Shën Valentinit me lojtarët më të bukur (Foto)

Edhe pse ai pranon se po përballet me një sfidë të çuditshme në karrierën e tij, Krychowiak thotë se nuk do të kishte kuptim të largohet nga klubi vetëm pas gjashtë muajsh.

“Jam në një situatë të vështirë. Por shumë lojtarë të mirë e kanë përjetuar këtë para meje”, ka thënë fillimisht ish-lojtari i Sevillës për Sport.pl.

“Kjo nuk është ajo që unë e kisha pritur, por ky është një test, dhe unë kam për të kapërcyer atë. Jam duke punuar fortë dhe po pres të kap shansin tim”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu “Refuzova PSG-në për Sevillën, La Liga larg më e mirë se Ligue 1”

“Unë përpiqem për të qëndruar optimist. Nuk kam marrë asnjë zgjidhje, por po vazhdojë të punojë shumë”.

“Është hera e parë në karrierën time që unë kam pasur vështirësi në të fituarit një vend në ekip. Kjo më bën të zemëruar, por kur unë pyes veten në lidhje me situatën në PSG, është fusha ajo që unë do ta gjej përgjigjen. Unë duhet të tregoj që mund të bëjë më mirë”.

“Unë kurrë nuk kam menduar për të lënë skuadrën. Ajo që më intereson është e tashmja. Ta lë skuadrën pas gjashtë muajsh nuk do të kishte kuptim”, përfundoi mesfushori polak. /Telegrafi/

Exit mobile version