Grzegorz Krychowiak është i përqendruar vetëm në performancën e tij për Poloninë në Euro 2016, duke shmangur pyetjet në lidhje me një lëvizje të mundshme te Paris Saint-Germain.
Mesfushori i shquar i Sevillas është një objektiv për kampionët e Ligue 1 pasi ata duan të përgatitin sulmin final për polakun, duke synuar kështu trofeun në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm .
Krychowiak ka qenë i lidhur me një ribashkim me trajnerin e tij, Unai Emery, i cili është vendosur të marrë përsipër postin e trajnerit te Les Parisiens.
Megjithatë, 26-vjeçari polak ka shprehur i jo-interesim për diskutimin mbi të ardhmen e tij, duke biseduar vetëm për kënaqësinë e përfaqësimit të vendit të tij në kampionatin evropian në Francë.
“Unë jam i përgatitur 100 për qind për ndeshjen kundër Zvicrës [kur është pyetur për thashethemet me PSG-në]. Unë jam 100 për qind i përqendruar në Euro. Ky është një turne i jashtëzakonshëm për mua”, deklaroi Krychowiak për gazetarët mbi të ardhmen e tij. /Telegrafi/