Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, po vazhdon me shpërndarjen e ujit të pijshëm në disa zona në kryeqytet.
Kjo po ndodhë pasi ditë më parë IKSHPK, ka rekomanduar që qytetarët të mos e konsumojnë ujin që vjen nga liqeni i Badovcit, për shkak të rritjes së manganit, transmeton Telegrafi.
“Përderisa vazhdon të jetë ende sasi e lartë e manganit në liqenin e Badocit, ju njoftojmë se autobotet janë duke vazhduar furnizimin me ujë në këto pika, nga ora 08:00-22:00. Badoci, Kishnica, Sushica, Shashkovci, Graçanica, Llapnasella, Preoci, Hajvalia, Veterniku, Lagjja e Spitalit, rruga” Muharrem Fejza”, rruga” Ndue Përleshi”, rruga” Sokol Sopi”, rruga”B” dhe “C” dhe Bregu i Diellit në tërësi, etj. Krahas kësaj, autobotet po qëndrojnë më gjatë në ndonjë pikë duke pasë parasysh gjithnjë kërkesat më të mëdha”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.
Tutje, thuhet se “përveç që ujë për pije po shpërndajmë te qytetarët, fokus janë shkollat dhe kopshtet e fëmijëve”./Telegrafi/