Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të zhvillojnë punime në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit.
Punimet në rrjetin e ujësjellit do të zhvillohen në rrugët “Shaban Igrishta” dhe “Aradha 142”, e po ashtu edhe në fshatrat Shupkofc, Rahovë dhe Stan Tërg, shkruan Telegrafi.
Ndërsa në rrjetin e kanalizmit intervenime do të ketë në rrugët: “Selanikut”, “Shemsi Ahmeti”, në lagjen “Tunel i Parë” dhe në Bair tek kazerma “Enver Zymberi”.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë intervenimit në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizmit me ujë të pijes. /Telegrafi/