Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se sot do zhvilloj punime në disa lokacione.
Sipas njoftimit, gjatë punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm, shkruan Telegrafi.
“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim.
Këto punime do të bëhen në rrugët “Shemsi Ahmeti”, “Artim Jashari”, “Rruga e Ulqinit”, “Bashkimi kombëtar”, në lagjen “Ilirida”, fshatin Zhabar dhe magjistralen e Adriatikut. /Telegrafi/