Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se janë duke vazhduar shkyçjet ndaj furnizimit me ujë të pijës për konsumatorët që nuk i kanë shlyer detyrimet e papaguara.
Sipas njoftimit, këto aktivitete janë duke u zhvilluar në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj, shkruan Telegrafi.
“Ekipet e kontrollit po vazhdojnë me shkyçjet e borxhlinjve të cilët ende nuk i kanë shlyer borxhet e tyre ndaj ujësjellësit. Këto aktivitete janë duke në tri njësitë: Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.
Ujësjellësi bën thirrje që konsumatorët të jenë të rregullt me pagesat e tyre.
“Shfrytëzojmë rastin që edhe kësaj radhe të u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të jenë sa më të rregullt me pagesat e tyre në mënyrë evitojnë situata të pa këndshme të shkyçjes nga rrjeti i furnizimit me ujë dhe të mos të ngarkoheni me shpenzime shtesë (të pa nevojshme) për shpenzime të shkyçjes/ri kyçjes apo edhe të procedurave përmbarimore e gjyqësore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/