Site icon Telegrafi

KRU “Mitrovica” thirrje sërish qytetarëve t’i paguajnë me rregull faturat e ujit

KRU "Mitrovica"

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë thirrje sërish qytetarëve t’i paguajnë me rregull faturat e ujit.

Thuhet se përmes pagesave qytetarët kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve për komunitetin tonë, duke përfshirë furnizimin me ujë cilësor dhe trajtimin e ujërave të ndotura dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit, duke parandaluar defektet dhe ndërprerjet, shkruan Telegrafi.

Qytetarët kontribuojnë edhe në zhvillimin e infrastrukturës për një të ardhme më të mirë.

“Mos pagesa e faturave sjell pasoja për të gjithë: shërbime jo cilësore, vështirësi në përmirësimin e rrjetit dhe barrë më të rëndë për ata që paguajnë. Të gjithë kemi përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e këtij sistemi që na shërben të gjithëve”, thuhet në njoftim.

“Së bashku, sigurojmë furnizimin me ujë të pastër dhe një të ardhme më të ndritshme për komunitetin tone”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version