Site icon Telegrafi

KRU “Mitrovica” thirrje konsumatorëve t’i paguajnë faturat e ujit të pijshëm me kohë

KRU "Mitrovica"

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” u ka bërë thirrje konsumatorëve t’i paguajnë faturat e ujit të pijshëm me kohë.

Në njoftim thuhet se pagesa e rregullt e faturave të ujit të pijshëm është detyrë dhe përgjegjësi e secilit, shkruan Telegrafi.

“Me këtë veprim të thjeshtë, ju ndihmoni në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe cilësor për të gjithë komunitetin tone”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se konsumatorët perms pagesave të faturaveme kohë kontribuuojnë në mirëmbajtjen e rrjetit të furnizimit me ujë, sigurimin e ujit të pastër dhe të pijshëm dhe investimet në projekte për zhvillimin e infrastrukturës ujore.

“Përgjegjësia juaj sot garanton cilësi dhe shërbime më të mira nesër. Bashkë, mund të sigurojmë një të ardhme më të mirë për komunitetin tonë!”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version