Site icon Telegrafi

KRU “Mitrovica” paralajmëron konsumatorët pa ujëmatës: Instaloni ujëmatësin para se të shkyçeni nga rrjeti i ujësjellësit

KRU "Mitrovica"

Kompania rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se të gjitha afatet ligjore për instalimin e ujëmatësve kanë kaluar dhe ka bërë “paralajmërin e fundit” për instalimin e ujëmatësit për konsumatorët që nuk e kanë.

“Me këtë rast u informojmë se në bazë të nenit 29 të Rregullores Nr.10/2019 Për Standardet Minimale të shërbimeve të ujit: ‘secili konsumatorë i cili aktualisht nuk ka ujëmatës dhe faturohet pa ujëmatës është i obliguar , që në bashkëpunim dhe në bazë të udhëzimeve të ofruesit të shërbimeve të instaloj ujëmatësin me qëllim që faturimi të bëhet në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe kontratën e shërbimeve’”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, secili konsumator është i obliguar që në afatin prej pesë ditëve të punës të rregulloj pusetën, të siguroj ujëmatësin dhe pjesët përcjellëse në mënyrë që ujësjellësi të bëjë vendosjen dhe montimin e ujëmatësit, shkruan Telegrafi.

“Vërejtjet me shkrim do u dorëzohen konsumatorëve përmes lexuesve të ujëmatësve në teren”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version