Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se sot do të zhvillohen punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Për këtë arsye, sipas njoftimit, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes, shkruan Telegrafi.
Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të ketë në rrugët “Dëshmorët e Kombit”, “Mustaf Shyti”, “Xhon Belushi” dhe në fshatrat Lushtë e Rahovë.
Ndërsa, në rrjetin e kanalizimit punime do të ketë në rrugët “Martirëte Kombit”,”Mustaf Shyti” dhe “Mbretëresha Teuta”. /Telegrafi/