Telegrafi

KRU “Hidroregjioni Jugor”: Uji është përsëri i pijshëm në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët e Prizrenit se uji është përsëri i pijshëm.

Ndërsa konsumatorët e Komunës së Dragashit janë udhëzuar që ti presin njoftimin e mëtutjeshme të kompanisë.

Në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor” thuhet se në Komunën e Prizrenit cilësia e ujit është rikthyer në normalitet dhe është i sigurt për konsumim.

“Pas një pune intensive nga ekipet tona dhe përpjekjeve të palodhshme deri në orët e mëngjesit, cilësia e ujit është rikthyer në normalitet dhe është i sigurt për konsumim. Ju falënderojmë për durimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe emergjente”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie, raporton Telegrafi.

Ndërkaq për ujin në Dragash është thënë se do të ketë njoftim në vijim.

“Për Njësinë Operuese në Dragash, do të njoftoheni në vijim nëse uji është i sigurt për konsumim!”, përfundon njoftimi i KRU “Hidroregjioni Jugor”. /Telegrafi/