KRU “Hidromorava” ka bërë nji thirrje publike ku apelon qytetarët për kursim dhe mos keqpërdorim të ujit.
Në një komunikatë të lëshuar për media, KRU “Hidromorava” kërkon nga qytetarët që të mos shfrytëzohet uji për larje të automjeteve, ujitjen e kopshteve dhe pastrimin e trotuareve.
Kjo kompani po ashtu kërkon të mos të përdoret uji për punë ndërtimore, të lajmërohen rrjedhjet në kompani si dhe çdo formë tjetër e keqpërdorimit.
Ndryshe, në njoftim theksohet se ekipet kontrolluese të kompanisë do të fillojnë inspektimin e lidhjeve të paautorizuara dhe të gjithë ata që identifikohen se janë duke keqpërdorur ujin do të procedohen në Gjykatë.
“Ekipet kontrolluese të kompanisë do të fillojnë inspektimin e lidhjeve të paautorizuara dhe të gjithë ata që identifikohen se janë duke keqpërdorë ujin, lënda e tyre të do të procedohet në Gjykatën Themelore, pasi që çdo kyçje ilegale sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/