Site icon Telegrafi

KRU “Hidrodrini” sqaron opinionin për rënien e shtypjes në disa lokalitete

KRU “Hidrodrini” ka bërë një sqarim për publikun lidhur me shqetësimet e ngritura rreth furnizimit me ujë në disa zona.

Ata përmes një njoftimi në Facebook, kanë theksuar se nuk ka pasur reduktime të ujit në qytetin e Pejës, por janë regjistruar rënie të shtypjes në disa rajone, për shkak të rritjes së konsumit pas ndërprerjes së reduktimeve.

“Nuk ka reduktime në Pejë, në rajone të lokalizuara ka rënie të shtypjes – arsye, rritja e konsumit pas reduktimeve”, kanë shkruar KRU “Hidrodrini” transmeton Telegrafi.

Sipas KRU “Hidrodrini”, që nga data 19 shtator 2024, reduktimet e ujit të pijshëm janë ndërprerë në të gjitha komunat e mbuluara, përfshirë Pejën, Istogun, Klinën, Deçanin dhe Junikun.

Furnizimi me ujë është kthyer plotësisht në normalitet me 24 orë furnizim.

Megjithatë, rënia e fuqisë së shtypjes në disa zona të Pejës është shkaktuar nga rritja e konsumit gjatë fundjavës dhe mbushja e rezervarëve banesorë pas periudhës së reduktimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version