KRU “Hidrodrini”, ka njoftuar se do të ketë reduktime duke filluar nga e mërkura në rajonin e Pejës për shkak të keqpërdorimit të madh të ujit të pijes nga qytetarët.
Ata nëpërmjet postimit në Facebook kanë treguar edhe vendet dhe oraret në të cilat pritet të kenë reduktime.
“Si pasojë e keqpërdorimeve të shumta të ujit për pije, rritjes së kërkesës për ujë, shkaku i ngritjes së temperaturave dhe rënies së sasisë në burime, njoftojmë konsumatorët e Pejës se do të fillohet me reduktimet e ujit për pije në disa zona, nga data 19.06.2024… Të nderuar konsumatorë, më poshtë e gjeni orarin e Reduktimeve të ujit për komunën e Pejës”, ka shkruar Hidrodrini.
KRU “Hidrodrini”, më herët ka bërë të ditur se është ulur edhe sasia e ujit në burime, e cila e vështirëson situatën për furnizim me ujë të pijshëm në gjithë territorin e Pejës. /Telegrafi/