KRU “Hidrodrini” apelon për shlyerje të borxheve dhe nënshkrimin e kontratave për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit
Sipas një njoftimi të shpërndarë në Facebook, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka paralajmëruar konsumatorët në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik që të shlyejnë borxhet e akumuluara deri më 15 janar 2025.
Njoftimi bën të ditur se pas kësaj date, kompania do të ndërmarrë masa të ndryshme, duke përfshirë çkyçje individuale të konsumatorëve borxhlinj, dërgimin e rasteve te përmbaruesit dhe ndjekje të tjera ligjore për arkëtimin e borxheve.
“Në të kundërtën, pas kësaj date, KRU ‘Hidrodrini’ është i detyruar që në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve të akumuluara, të aplikojë masa të cilat do rezultojnë me çkyqje individuale të konsumatorëve borgjlinjë, dërgesë tek përmbaruesi dhe forma të tjera ligjore”, kanë shkruar ata.
KRU “Hidrodrini” gjithashtu falënderon konsumatorët që vazhdojnë të përmbushin rregullisht obligimet e tyre financiare dhe thekson rëndësinë e respektimit të kontratave për shërbime. /Telegrafi/