Site icon Telegrafi

KRU “Hidrodrini” në Istog, intervenon në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

Kompania e Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Hidrodrini” në Istog ka kryer një sërë intervenimesh të rëndësishme për të përmirësuar dhe mirëmbajtur furnizimin me ujë dhe rrjetin e kanalizimeve.

Ekipet operative janë angazhuar çdo ditë për të riparuar defektet në rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimit, duke reaguar ndaj raportimeve të konsumatorëve dhe problemeve të identifikuara nga vetë kompania.

Punimet në Istog/ Foto nga “Hidrodrini”, facebook

Nëpërmjet rrjetit social Facebook, kompania ka bërë të ditur për ndërhyrjet kryesore në të cilat janë duke intervenuar.
“Kontraktorët po punojnë sipas planit dinamik për bartjen e lidhjeve në gypat e rinj në fshatin Tomoc dhe Gurrakoc. Po ashtu, po punohet në rrethojat e rezervarëve në Zhakovë dhe në Shushicë, si dhe në Banjë në rehabilitim të rrjetit. Riparime janë realizuar dhe po vazhdojnë edhe në rrjetin e kanalizimit”, kanë shkruar ata ndër të tjera.

Rregullimi i ujësjellësit dhe kanalizimeve në Istog/ Foto nga “Hidrodrini”, facebook

Gjithashtu sipas tyre për shkak të mungesës së ujit nga burimet e Bjeshkës, ekipe të tjera janë duke monitoruar dhe kontrolluar rrjetin për të identifikuar dhe ndaluar humbjet e ujit, me qëllim sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm për konsumatorët.

Exit mobile version