KRU “Hidrodrini” njoftoi se ekipet e saj janë angazhuar në intervenime tërë ditore për riparimin e rrjedhjeve në lidhjet shtëpiake në disa zona të rajonit të Pejës.
Sipas një njoftimi në Facebook, KRU “Hidrodrini” ka bërë të ditur se ndërhyrjet po kryhen në fshatrat Vitomiricë, Leshan dhe Ramun.
“Ekipe të ndara të KRU ‘Hidrodrini’, Qendra -Pejë, nga Njësia e Ujësjellësit, sot intervenojnë në rjedhje të paraqitura nëpër lidhje shtëpiake në rajone të ndara të zonës së mbulueshmërisë. Intervenime realizohen në Vitomiricën I, II, III dhe në fshatrat Leshan dhe Ramun”, kanë shkruar ata transmeton Telegrafi.
Gjithashtu KRU “Hidrodrini”, ka theksuar se këto intervenime nuk do të ndikojnë në ndërprerjen e furnizimit me ujë, duke siguruar vazhdimësinë e shërbimit për banorët e zonave të prekura.