Site icon Telegrafi

KRU “Hidrodrini” dhe Posta e Kosovës nëshkruajnë marrëveshje, nga gushti faturat dërgohen me zarf

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, së bashku me Postën e Kosovës, kanë nënshkruar marrëvshjen për dërgimin e faturave të ujit për konsumatorët, përmes postës.

Ditë më parë është paralajmëruar ky bashkëpunim e cili sot edhe është zyrtarizuar vendim i cili do të hyjë në fuqi prej datës një gusht të këtij viti.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, Dri Cena dhe Kryeshefja nga Posta e Kosovës Nora Rraci, kanë firmosur sot marrëveshje për zarfimin dhe postimin e faturave për konsumatorët e KRU ‘Hidrodrini’.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, Dri Cena dhe Kryeshefja nga Posta e Kosovës Nora Rraci gjatë nënshkrimit të marrëveshjes/ Foto Hidrodrini, Facebook

KRU “Hidrodrini”, këtë njoftim e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook të shoqëruar edhe me fotografi të bëra gjatë nënshkrimit të marrëvshjes.

Ata kanë theksuar se nga tani e tutje të gjitha faturat për shpenzim do të vijnë në formë të zarfimit.

Marrëveshja për zarfimin e faturave nga KRU “HidrodrinI” dhe Posta e Kosovës/ Foto nga Hidrodrini, Facebook

“Ndryshe, me marrëveshjen e sotme, nga data 1 Gusht 2024, konsumatorët e KRU ‘Hidrodrini’ në tërë zonën e mbulueshmërisë, faturat e shpenzimit do ti pranojnë të zarfuara nga punonjësit e Postës së Kosovës”m kanë shkruar ata transmeton Telegrafi.

Për KRU “Hidrodrini”, ky hap për zarfimin e faturave ka qenë kërkesë imediate e Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Kosovës.

Exit mobile version