Telegrafi

KRU “Hidrodrini” dhe Posta e Kosovës me bashkëpunim për zarfimin e faturave për konsumatorët

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodini” së bashku me Postën e Kosovës, kanë rënë dakord për zarfimin e faturave për konsumatorë.

KRU “Hidrodrini”, nëpërmjet rrjetit social Facebook, kanë njoftuar se do e zgjerojnë bashkëpunimin në mes këtyre dy kompanive për sherbime.

Zyrtarët nga “Hidrodrini” dhe Posta e Kosovës si urgjencë e kanë cilësuar zarfimin e faturave për konsumatorët, e cila është dhënë nga Agjensia për Informim dhe Privatësi e Kosovës.

KRU “Hidrdrini dhe Posta e Kosovës/ Foto KRU “Hidrodrini”.

“Në takim është diskutuar për shtrirjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit në shërbime, në mes të KRU ‘Hidrodrini’ dhe PTK-së. Theks me dakordancë të veçant në takim i është dhënë zarfimit të faturave për konsumatorët, kërkesë kjo imediate e Agjencisë për Informim dhe Privatësi të Kosovës”, kanë shkruar KRU “Hidrodrini”.

Në këtë takim morën pjesë Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidrodrini” ing. Dri Cena i shoqëruar nga Zyrtari i Lartë Financiar (ZKF) z. Besnik Zeqiraj dhe Menaxheri i TI-së z. Selami Berisha ndërsa nga Posta e Kosovës Kryeshefja Ekzekutive, Nora Kelmendi-Raci me bashkëpunëtorë. /Telegrafi/