KRU “Hidrodrini” ka zhvilluar një takim bashkëpunimi me zv/Komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, Fabrizio Cimino, dhe ekipin e tij.
Në këtë takim, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidrodrini”, Dri Cena, rikonfirmoi gatishmërinë e kompanisë për të përmbushur çdo kërkesë të KFOR-it, duke forcuar kështu lidhjet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Në postimin e publikuar në Facebook, KRU “Hidrodrini” ka theksuar se bashkëpunimi i ngushtë shumëvjeçar mes dy palëve është i rëndësishëm për përmbushjen e nevojave operacionale të KFOR-it në rajon.
“Është rikonfirmuar gatishmëria e palëve për bashkëpunim të ndërsjellë në kuadër të fushëveprimeve respektive”, kanë shkruar ndër të tjera ata. /Telegrafi/