Site icon Telegrafi

KRU “Hidrodrini” bënë zëvendësimin e pompave për përmirësimin e furnizimit me ujë në Pejë

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve të furnizimit me ujë, KRU “Hidrodrini” ka realizuar një investim të rëndësishëm në lagjen “Asllan Çeshme” të Pejës.

KRU “Hidrodrini” përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ata kanë bërë zevëndësimin e dy pompave në këtë lagje.

“Në kuadër të investimeve në cilësi, sasi dhe furnizim, ekipet e specialistëve kanë bërë zëvendësimin e dy pompave nga të vjetrat, në të reja, me lokacion në lagjen ‘Asllan Çeshme’. Me këtë investim përfitojnë në sasi dhe furnizim, të gjithë konsumatorët e zonave të larta të Bashkësisë Territoriale ‘Asllan Çeshme’ të Pejës”, kanë shkruar ata.

Ky hap do të përmirësojë dukshëm cilësinë e furnizimit me ujë për banorët e zonave të larta, duke garantuar një furnizim më të qëndrueshëm dhe të besueshëm për komunitetin. /Telegrafi/

Exit mobile version