Site icon Telegrafi

KRU “Hidrodrini” apelon për kursim: Burimi i ujit në Radavc drejt shtjerrjes për shkak të thatësirës

Burimi i ujit në Radac/ Foto nga Hidrodrini, Facebook

KRU “Hidrodrini”, ka bërë thirrje urgjente për qytetarët e rajonit të Pejës që të kursejnë ujin e pijes, pasi temperaturat e larta dhe keqpërdorimet nga qytetarët po e vështirësojnë situatën e furnizimit.

Në një postim në Facebook, kompania ka theksuar se, përkundër reshjeve të fundit lokale, gjendja e burimeve të ujit ka mbetur jashtëzakonisht e ulët, si rezultat i një vere që e quajnë “të paparë viteve të fundit”.

Moti i ngrohtë ka ndikuar në uljen e ujit në burimin e Radavcit/ Foto nga Hidrodrini. Facebook

“Apelojmë për durim deri në fillimin e reshjeve të paralajmëruara nga Instituti Hidrometeorologjik, me shpresë se ato do të ndikojnë në rritjen e sasisë së ujit dhe stabilizimin e furnizimit. Uji është jetë, ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht”, ka shkruar KRU “Hidrodrini”, transmeton Telegrafi.

Gjendja e ujit/ Foto nga Hidrodrini, Facebook

Ata kanë bashkëngjitur fotografi nga burimet e Radavcit dhe Ujit të Zi, të cilat furnizojnë territorin e Pejës, duke treguar gjendjen e rënduar të këtyre burimeve.

Pompat e ujit në Radavc/ Foto Hidodrini, Facebook

KRU “Hidrodrini”, ka bërë thirrje që qytetarët të kontribuojnë duke mos shpërdoruar ujin dhe të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme gjatë kësaj periudhe kritike.

Exit mobile version