Ekipet e KRU “Hidrodrini”, Sektori i Kanalizimit në Pejë, kanë ndërmarrë një aksion pastrimi të pusetave dhe rrjetit të kanalizimit në disa lokalitete, për shkak të bllokimeve në sistem.
Gjatë intervenimeve janë hasur gjësende të ngurta, mbeturina dhe gjëra ushqimore jashtë përdorimit, të cilat janë të papërballueshme për një rrjet kanalizimi që nuk është i dizajnuar për materiale të tilla.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ata kanë informuar se gjatë ditës kanë realizuar zhbllokime në rrugët “Gani Daci”, “Pandeli Sotiri”, “Nënë Tereza” dhe “Mbretëresha Teutë”.
Po ashtu, në rrugën “Bill Klinton” është realizuar renovimi dhe ri-funksionalizimi i pusetës ekzistuese, duke përmirësuar rrjetin e kanalizimit.
“Vetëm sot, debllokime janë realizuar në rrugët ‘Gani Daci’, ‘Pandeli Sotiri’, ‘Nënë Tereza’ dhe ‘Mbretëresha Teutë’”, kanë shkruar KRU “Hidrodrini” ndër të tjera transmeton Telegrafi.
Renovim i prishjes së rrjetit të kanalizimit është realizuar në rrugën “Bill Klinton”, ku është ri-funksionalizuar puseta ekzistuese.
Në një aktivitet tjetër, ekipet nga Sektori i Kanalizimit, në bashkëpunim me kolegët nga ITUN, kanë pastruar dhe montuar një pusetë betoni në rrugën ”Muharrem Misini” në fshatin Qyshk, në pozicionin “D6”.