Site icon Telegrafi

KRU “Gjakova” përkrahet me 500 mijë euro për fazën përfundimtare të rrjetit të ujësjellësit në disa vendbanime

Gjatë ditës së sotme është bërë nënshkrimi i marrëveshjes e financimit për projekte të rëndësishme të ujësjellësit, ku përmes kësaj marrëveshjeje të nënshkruar, KRU “Gjakova” është përkrahur me 500 mijë euro, për fazën përfundimtare të rrjetit të ujësjellësit për vendbanimet Krushë e Madhe, Piranë, Zojz, Medvec dhe Mamushë.

Në njoftimin e bërë nga KRU “Gjakova” bëhet e ditur se faza e parë e këtij projekti është mbështetur me 700 mijë euro nga Ministria e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, investim i cili do të ju shërbejë rreth 5 mijë banorëve të këtyre vendbanimeve.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ga Zëvëndës Ministri i Ekonomisë Getoar Mjeku, Drejtori i Njësisë për Politikat dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Valon Prebreza, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” Hasan Krasniqi.

Ndër të tjera KRU “Gjakova” ka shprehur mirënjohje për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e cila është me rëndësi jetike për mbi 5 mijë banorë të zonës. /Telegrafi/

Exit mobile version