Toni Kroos ka thënë se Gjermania ka marrë atë që i meriton në Kampionatin Botëror.
Mesfushori ka pranuar se ai dhe bashkëlojtarët ishin të pikëlluar pas eliminimit i cili erdhi nga një humbje prej 2-0 Koreja e Jugut.
Pas humbjes nga Meksika në Grupin F, Gjermania mposhti Suedinë, por u eliminua duke përfunduar e fundit në grup e që u konsiderua edhe si befasi e dorës së parë.
“Nuk e di nëse ishte dita më e zezë e futbollit bjerman, por definitivisht ishte një ditë tepër e zezë”.
“Nuk mendoj se dikush në Gjermani e ka pritur këtë, në fakt, nuk e di nëse dikush në botë e priti këtë”.
“Kemi pritur që ky të jetë Kampionat i gjatë për ne dhe gjëja e vetme që mund të them është se pas tri ndeshjeve ne nuk kemi qenë në gjendje që të luajmë në nivelin tonë më të mirë”.
“Në fund, ne nuk kemi bërë shumë, të jem i sinqertë. Nëse ne nuk mund të shënojmë një gol për 90 minuta ndaj Koresë së Jugut atëherë nuk meritojmë kualifikimin. Ne kemi marrë atë që merituam, ne nuk nuk ishim fatkeq. Nuk është ky fat i keq”, u shpreh Kroos. /Telegrafi/