Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka thënë se e kanë quajtur ‘nazist’ shumë njerëz, pasi ai nuk ishte dakord me mënyrën në të cilën Mesut Ozil njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli me Kombëtaren e Gjermanisë.
Ozil kishte thënë se kishte ‘racizëm dhe mosrespektimin’ në dhomën e zhveshjes së Gjermanisë, por edhe tek krerët e Federatës Gjermane të Futbollit, që ishin edhe dy nga arsyet e tij prapa pensionit nga futbolli.
“Pas Kupës së Botës 2018 thashë që nuk më pëlqente mënyra në të cilën Mesut Ozil [trajtoi veten], dhe pastaj [për shkak të kësaj] unë isha një nazist për shumë njerëz”, ka thënë fillimisht Kroos.
“Flokë të verdhë, sy të kaltër, të gjitha u përshtaten për shumë njerëzve”.
“Kam arritur ta kapërcej këtë gjë. Çdokush mund të fshihet pas një profili të rremë dhe pastaj të fyejë njerëzit e tjerë me pothuajse asnjë problem”, ka thënë lojtari që ishte i pranishëm bashkë me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier duke diskutuar mbi temën e luftimit të ngacmimit kibernetik.
Mesfushori gjerman i Real Madridit shtoi se ka vënë re shumë komente ekstreme drejt tij në atë kohë. /Telegrafi/