Telegrafi

Kroos del kundër Ozilit: Po flet gjëra të pakuptimta, nuk ka racizëm të Gjermania

during the UEFA EURO 2016 semi final match between Germany and France at Stade Velodrome on July 7, 2016 in Marseille, France.

Mesfushori i Real Madridit dhe Kombëtares së Gjermanisë, Toni Kroos, e ka komentuar largimin e Mesut Ozil dhe deklaratën e tij të pensionit.

Sipas Kroos, akuzat e Ozil për racizmin janë “të pakuptimta”.

Lexo po ashtu Ozil tërhiqet nga kombëtarja e Gjermanisë: Nuk do ta pranoj kurrë panjerëzinë, mosrespektin dhe racizmin

“Mesut ishte një lojtar i çmuar i kombëtares dhe meritonte një lamtumirë më të mirë. Kam luajtur me Mesutin për vite me radhë dhe e di se ai është një djalë i mirë, por mënyra se si ka thënë lamtumirë nuk është në rregull”.

Toni Kroos dhe Mesut Ozil gjatë vitit 2014 (Getty Images)

“Një pjesë e deklaratës së tij është e saktë, por në shumë pjesë të saj ka thënë gjëra të pakuptimta”.

Lexo po ashtu Federata Gjermane reagon ndaj deklaratave të Ozilit: Na vjen keq që u larguat nga kombëtarja, por refuzojmë çdo lidhje me racizmin

“Mendoj se ai e di se nuk ka racizëm brenda ekipit kombëtar dhe brenda DFB-së (federatës), përkundrazi, ne jemi gjithnjë shumë të përkushtuar ndaj diversitetit dhe integrimit”.

Gjermania këtë kampionat (Getty Images)

“Mesut ishte një shembull i mirë për këtë, siç ishin shumë lojtarë të tjerë”.

Për fotografinë e Ozil me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Kroos po ashtu ka disa fjalë.

Lexo po ashtu Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i del në mbrojtje Mesut Ozilit: Djaloshi dha gjithçka për Gjermaninë, qasja raciste për shkak të fesë është e papranueshme

“Ai u kritikua me të drejtë, por iu dha mundësia që ai t’i shpjegojë motivet e tij. Pavarësisht nga të gjitha këto, e kishte mbështetjen e grupit dhe ekipit. Ai si të gjithë ne të tjerët,  u kritikua për performancën e tij gjatë Kampionatit Botëror”.

Fotografia e Ozilit me Erdoganin

“Mënyra se si u shpreh kjo kritikë nuk ishte e mirë, por kjo është diçka që duhet të kalosh si futbollist”, ka thënë Kroos për BILD. /Telegrafi/