Telegrafi

Kroos i bindur në fitore ndaj Italisë

“Pancerat” dhe ‘Azurët’ do të ndeshen në ndeshjen kryesor të çerekfinales së Evropianit “Francë 2016”.

Anëtari i Real Madridi thotë se skuadra e tij nuk është e kompleksuar për ndeshjen me Italinë. Kroos beson se Gjermania do ta fitojë këtë ndeshje.

“Pse duhet të jemi kompleksuar? Ne jemi gati për ndeshje të tilla. Historia nuk llogaritët. Unë jam optimist se do të fitojmë”, ka thënë Kroos.

Gjermania dhe Italia do të përplasen të shtunën mbrëma në Matmut Atlantique. /Telegrafi/