Banorët e një fshati Indian në provincën jugore të Karanataka u tronditën kur panë një krokodil duke ecur nëpër fshat.
Sipas BBC, një krokodil i madh doli nga një lumë afër dhe hyri në fshat
Një video që u përhap shpejt në internet tregon fshatarët që ndjekin krokodilët nga një distancë e sigurt.
Fshatarët e frikësuar menjëherë thirrën për ndihmë dhe më pas stafi i shërbimit pyjor kapi krokodilin dhe e dërgoi përsëri në lumë.
Ndryshe, India është një ndër shtetet që shumë shpesh ndodhin gjëra të tilla, kur kafshët pushtojnë rrugët e qyteteve të ndryshme. /Telegrafi/