Site icon Telegrafi

Krokodili i afrohet fshehurazi turistit duke fjetur, epilogu është i pabesueshëm në Meksikë – po të mos ekzistonte videoja, nuk do ta besoni se kjo ka ndodhur

Një video e regjistruar në plazhin pranë vendbanimit meksikan, Boca de Iguanas po qarkullon në internet.

Skena e frikshme tregon një turist të ri duke fjetur në një tendë dhe pranë kokës së tij shohim një krokodil!

Djali ishte shtrirë në një tendë të kaltër ndërsa zvarraniku i rrezikshëm duket se nuk kishte dëshirë ta hante, por të pushonte pranë tij.

Autori i videos ka shpjeguar se krokodili ka fjetur pranë çadrës gjatë gjithë natës dhe se të tjerët i kanë lëvizur në heshtje absolute për të mos provokuar një grabitqar të rrezikshëm.

Autoritetet lokale u kanë kujtuar turistëve që të jenë të vetëdijshëm për praninë e kafshëve të egra dhe të marrin masat e duhura paraprake, raporton dailymail.

Krokodili besohet të ketë arritur në plazhin në Boca de Iguanas, në perëndim të qytetit të Meksikos, për shkak të ushqimit dhe mbeturinave të lëna nga vizitorët.

Zyrtarët theksojnë se zvarranikët tërhiqen nga një “vakt i lehtë”, ndaj është e rëndësishme që turistët të lënë mbeturinat larg sipërfaqes së ujit. Përndryshe, mund të ndodhin situata të rrezikshme. /Telegrafi/

Exit mobile version