Mediat kroate i kanë thurur lavde përfaqësueses së Kosovës, e cila nxjerri një barazim në ndeshjen historike ndaj Finlandës.
Ekipi i Albert Bunjakut ka luajtur baras (1:1) me Finlandën, në ndeshjen e parë të Grupi 1, në kuadër të kualifikimeve të Botërorit 2018.
Kurse, sipas mediave kroate ekipi kosovar e ka merituar fitoren në këtë takim. “Kosova shkruan historinë, ne Finlandë fituan pikën e parë, por merituan 3 pikët”, shkruan Index.hr.
Vecernji List ka përmendur një fakt tjetër nga takimi Finlandë – Kosovë: “Dy Gjermanë, një norvegjez, një zviceran dhe një suedez luajnë për Kosovën”.
Kurse, Jutarnji shkruan: “Sukses historik i Kosovës, si mysafir të Finlandës morën 1 pikë”.