Kosova dhe Kroacia do të takohen nesër në stadiumin e Shkodrës, ‘Loro Boriçi’.
Kundër Kosovës dhe tri ditë më vonë kundër Finlandës, trajneri Ante Cacic nuk mund të llogaris në shërbimet e Luka Modricit, Ivana Rakiticit, Mark Pjacës dhe Dejan Lovrenit.
Por, trajneri kroat ka tre dilema rreth mbrojtjes, mesfushorit dhe sulmit, ndërsa lexuesit e Index.hr përmes një sondazhi kanë zgjedhur sulmuesin që duhet t’i prij Kroacisë.
Sulmuesi i Hoffenheimit, Andrej Kramaric ka marrë 53 për qind të votave duke lënë pas Nikola Kalinicin e Fiorentinës dhe Mario Madzukicin e Juventusit.
Ndryshe, Kosova dhe Kroacia do të takohen në kuadër të xhiros së dytë të kualifikueseve të botërorit Rusia 2018. /Telegrafi/