Federata e Futbollit e Kroacisë (HNS) ka shkarkuar ndihmës trajnerin Ognjen Vukojevicin, dy ditë para takimit me kombëtaren angleze në kuadër të gjysmëfinales së kampionatit botëror.
Ky i fundit kishte publikuar një video që i kushtohej”lavdisë së Ukrainës”, pasi Kroacia fitoi Rusinë në çerekfinale të Kupës së Botës.
Vukojejeviç si dhe mbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Vida publikuan videon në mediat sociale pas ndeshjes të shtunën.
This isn’t going to go down well with Russian fans. After #RUSCRO, Ognjen Vukojević and Domagoj Vida celebrate with a “Slava Ukrayini” video message and dedicate the victory to Ukraine. pic.twitter.com/UePKTdbFVJ
— Dario Brentin (@DarioBrentin) July 8, 2018
Veprimet e tyre u kritikuan nga politikanët rusë dhe çuan në një paralajmërim nga komiteti disiplinor i FIFA-s.
Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe organizatorëve të Kupës Botërore janë të përkeqësuar pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 nga shteti rus, i cili vend ka mbështetur edhe kryengritjet e separatistëve pro-rus në shtetin ukrainas
“HNS me këtë rast i kërkon ndjesë publikut rus për veprimet e një anëtari të delegacionit kroat”, shkruan në njoftimin e kombëtares kroate.
Ai tha se Vukojevic dhe Vida gjithashtu kërkuan falje për deklaratat e tyre, duke thënë se nuk e kanë për qëllim të japin mesazhe politike, por ‘për fat të keq u lënë hapësirë për interpretime të tilla’.
Të dy Vukojeviç dhe 29-vjeçari Vida kanë luajtur më parë për klubin ukrainas Dynamo Kiev. /Telegrafi/