Telegrafi

Kroacia publikon listën me një super mesfushë (Foto)

Përzgjedhësi i Kroacisë, Ante Cacic, e ka publikuar ekipin prej 23 lojtarëve për Evropian.

Kroacia është skuadra e radhës që e ka bërë publike listën e futbollistëve që do të luajnë në Kampionat Evropian.

Kroatët udhëtojnë në Francë me një super mesfushë, e cila përbëhet nga futbollistë si Modric, Rakitic, Kovacic dhe Brozovic, përcjell Lajmi.net.

Përzgjedhësi i Kroacisë nuk e ka ftuar mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren, pas disa problemeve me të.