Në ndeshjen e dytë të play-offit me Përfaqësueses së Kroacisë dhe Greqisë e vlefshme për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, nuk pati befasi.
Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0 dhe kështu kroatët nxjerrën biletën për Rusi, kjo pasi ndeshjen e parë e kishin fituar me rezultat 1-4.
Takim që u luajt në Greqi ishte i heshtur, grekët nuk gjuajtën asnjëherë në portë, kurse kroatët vetëm një herë.
Shansi më i mirë në takim ishte ai i Ivan Perisic në minutën e 43-të, ku anësori goditi shtyllën.
Edhe pse takimin e parë e kishin fituar me rezultat të thellë, kroatët luajtën nga minuta e parë me lojtarët më të mirë. /Telegrafi/