Site icon Telegrafi

Kroacia me një fitore të merituar ndaj Turqisë (Video)

Kombëtarja e Kroacisë e ka filluar me fitore Kampionatin Evropian 2016.

Kroatët ishin superior ndaj përfaqësueses së Turqisë, duke treguar se kanë një ekip shumë cilësor.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Luka Modric në minutën e 41-të, i cili me një goditje të fortë vole mposhti portierin kundërshtar.

Pjesa e dytë ishe pa gola, por me shumë raste, posaçërisht nga Kroacia. Së pari rrezikoi Darjo Srna nga gjuajta e lirë në minutën e 52-të, pastaj dyshja e Interit, Marcelo Brozovic e Ivan Perisic.

Ndeshja e ardhshme e Turqisë është ndaj Spanjës, kurse Kroacia luan kundër Republikës së Turqisë. /Telegrafi/

Exit mobile version