Carlo Ancelotti së shpejti mund të ulet në stolin e një ekipi kombëtar.
Ky është lajmi i bujshëm, raportuar nga “La Gazzetta dello Sport” për të ardhmen e ish-trajnerit të Bayern Munich. Emri i Ancelottit, i cili të mërkurën ishte në “Stamford Bridge” për të parë ndeshjen Chelsea-Roma, këto ditë do të jetë mbi të gjitha i bujshëm në Kroaci, ku ëndërrojnë t’i besojnë drejtimin e kombëtares.
Për më tepër, pas shkarkimit të papritur të Çaçiç, trajneri Daliç është një zgjidhje emergjente, jo afatgjatë. “La Gazzetta dello Sport” bën me dije se trajneri i tanishëm me siguri do ta çojë Kroacinë në “play-off”, në nëntor, kundër Greqisë.
Por edhe në rast të kualifikimit mund të shkarkohet për t’ia besuar stolin një tekniku më me përvojë.
Ëndrra në këtë drejtim, siç u përmend, është quajtur Carlo Ancelotti, të cilin Kroacia do ta angazhojë si trajner që në periudhën e Kupës së Botës. Një propozim që, nëse konfirmohet, mund të gradojë trajnerin italian.
Gjithashtu, për shkak se Kroacia, ku luajnë kampionët e kalibrit Modric, Rakitic, Kovacic, Perisic dhe Mandzukic, Botërori i Rusisë nuk mund të jetë një shëtitje e thjeshtë. Kjo kombëtare, me Ancelottin në stol, do të jetë në gjendje të trembë çdo kundërshtar. /telesport/