Ivan Perisic është në dyshim për ndeshjen finale të Kupës së Botës “Rusia 2018”, të cilët Kroacia do ta luajë ndaj Francës.
Perisic ishte një figurë kyçe që Kroacia të arrijë finalen e tyre të parë në histori të Kupës së Botës.
Kjo pasi anësori këmbëshpejtë shënoi një gol dhe asistoi tek goli i Mario Mandzukic në fitoren 2-1 në gjysmëfinales kundër Anglisë.
Por, ai gjithashtu mori një dëmtim të kofshës së tij në atë ndeshje dhe megjithëse testet nuk treguan dëm të rëndë, nuk ka shumë kohë për t’u rikuperuar.
Ylli i krahut të djathtë të Interit, Perisic, është duke garuar kundër kohës për të qenë i përshtatshëm për finalen e Kupës së Botës së nesërme.
Kroacia kishte sot (e shtunë) një seancë stërvitore dhe Perisic nuk mori pjesë në të dhe kështu ylli kroat ende është në dyshim nëse do të luaj.
Ndryshe, ndeshja finale zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00. /Telegrafi/