Kroacia ka arritur që ta mposhtë Uellsin me rezultat 2-1 në kuadër të Grupit E për kualifikimet në ‘Euro 2020’.
Kroatët ishin tejet me fat në pjesën e parë, pasi James Alexander Lawrence shënoi autogol në minutën e 17-të, derisa pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale (1-0).
Pjesa e dytë filloi sërish në të mirë të Kroacisë, gjersa Ivan Perisic (48’) e dyfishoi epërsinë, por edhe duke e vazhduar dominimin e ndeshjes.
https://www.youtube.com/watch?v=aKt9s6dCa_o
Ishte minuta e 77-të, kur David Brooks e ngushtoi rezultatin dhe Uellsi i vuri nën presion lojtarët kroatë që filluan të mbylleshin më shumë në mbrojtje.
Uellsianët u munduan deri në fund që të shënonin golin e barazimit, mirëpo nuk arritën ta thyenin mbrojtjen e Kroacisë, edhe pse kishin gjashtë gjuajte në portë, katër më shumë se ballkanasit.
Kroacia fitoi në fund 2-1, duke marrë gjashtë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara në Grupin E, gjersa Sllovakia, Uellsi dhe Hungaria kanë nga tri pikë, ndërsa Azerbajxhani është ende pa pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uashwYz348A