Telegrafi

Kroacia dhe Maroku luajnë për medaljen e bronztë në Kupën e Botës, formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Kroacisë dhe Marokut kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kroacia dhe Maroku do të luajnë mes vete ndeshjen e fundit të tyre në Katar, e cila vlen për medaljen e bronztë dhe zhvillohet nga ora 16:00 në Khalifa International Stadium.

Ekipi i Zlatko Dalic vjen nga humbja në gjysmëfinale nga Argjentina, por synon të fitojë medalje edhe nga ky Botëror, pas medaljes së argjendtë në “Rusi 2018”.

Në anën tjetër, ekipi i Walid Regragui humbi nga Franca në gjysmëfinale, por pas shumë befasive të shkaktuara në Katar, synon ta mbyll aventurën me medalje të bronztë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë mungesa të theksuara për këtë ndeshje, por kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Kroacia: Livakovic; Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Modric, Kovacic, Majer; Kramaric, Livaja, Orsic

Maroku: Bono; Hakimi, Dari, El Yamiq, Attiat-Allah; Sabiri, El Khanouss, Amrabat; Ziyech, En-Nesyri, Boufal.

/Telegrafi/