Kroacia dhe Franca kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e dytë të Grupit 1 në Ligën A të Ligës së Kombeve që u zhvillua në Stadiumin e Qytetit në Poljud.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Të parët realizuan mysafirët përmes Adrien Rabiot, i cili u asistua nga Wissam Ben Yedder (52’).
Rezultati u barazua në pjesën e dytë me një gol të Andrej Kramaric nga pika e bardhë (82’).
Këto janë pikët e para për këto dy përfaqësuese, të cilat i kanë humbur takimet e mëparshme në grup.
Austria dhe Danimarka janë dy ekipet tjera që janë pjesë e këtij grupi. /Telegrafi/