Telegrafi

Kroacia dhe Belgjika luajnë për të kaluar tutje, formacionet zyrtare

Kroacia dhe Belgjika do të përballen mes vete në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror.

Kroatët kanë katër pikë dhe edhe barazim i dërgon tutje, pasi kanë mposhtur Kanadanë, ndërsa kanë luajtur baras me Marokun.

Në anën tjetër Belgjika pas fitores në ndeshjen e parë me Kanadanë, u mposht nga Maroku.

Luka Modric luan në mesfushë për Kroacinë, ndërsa Kramaric, Perisic dhe Livaja janë në sulm.

Në anën tjetër te Belgjika luajnë De Bruyne, Trossard, Mertens, ndërsa Eden Hazard dhe Romelu Lukaku janë në bankë.


Kroacia: Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Modric, Brozovic, Kovacic; Kramaric, Perisic, Livaja

Belgjika: Courtois; Alderweireld, Vertonghen, Meunier; Castagne, Witsel, Dendoncker, Carrasco; De Bruyne, Trossard, Mertens.


/Telegrafi/